E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR TRAJTIMIN E SIGURTË TË MBETJEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔

V E N D I M 

PëR 

MIRATIMIN E RREGULLORES “PëR TRAJTIMIN E SIGURTë Të MBETJEVE RADIOAKTIVE Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë”
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1. Miratimin e rregullores “Për trajtimin e sigurtë të mbetjeve radioaktive  në Republikën e Shqipërisë”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Qendra e Fizikës Bërthamore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA07/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›