E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret në takim deputetët e Komisonit për Mbikqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vizitat e komisioneve parlamentare të Kosovës në Kuvendin e Shqiptar janë intensifikur gjithnjë e më shumë dhe sot, miq nga Kuvendi i Kosovës ishin deputetët e Komisonit për Mbikqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që në një kohë kaq të shkurtër Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Ministri i jashtëm, deputetë të komisionit të ligjeve dhe sot të komisionit të sigurisë kanë pasur takime intensive në komisonet reciproke në Shqipëri, me ministra dhee përfaqësues të politikës shqiptare. Komisioni i sigursë i Kuvendit të Kosovës, është krijuar vetëm prej gjashtë muajsh, për faktin se vetë institucionet e sigurisë në shtetin e ri të Kosovës janë në formim e konsolidim. Si një komision i ri, deputetët anëtarë të tij shprehën interesin për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë dhe veçanërisht me komisionin e sigurisë, për të shkëmbyer përvoja. Kryetarja e Kuvendit tha se parlamenti shqiptar mbetet i hapur në dhënien e përvojës parlamentare për të gjithë deputetët por edhe administratën e Kuvendit të Kosovës, të cilët do të gjejnë gjithmonë bashkëpunim në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo i bëri urimet më të mira, jo vetëm anëtarëve të komisionit për detyrën shumë të rëndësishme e me përgjegjësi, por edhe të gjitha institucioneve të Kosovës për misionin e madh në sfidat e konsolidimit të shtetit. Anëtarët e Komisionit për Mbikqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, patën një takim edhe në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë. Anëtarët e Komisioneve respektive ndanë të njëjtin mendim për rritjen e bashkëpunimit nëpërmjet nxitjes së shkëbimeve të përvojave, sidomos tashmë që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›