Kryetarja e Kuvendit përshëndet dhe mbështet deklaratën e Byrosë së Asamblesë së Këshillit të Europës.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli iu përgjigj sot interesit të disa mediave elektronike lidhur me deklaratën e një ditë më parë të Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ajo falenderoi Këshillin e Europës dhe Asamblenë Parlamentare të tij, për vëmendjen dhe përkushtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm me të cilin parlamenti i Shqipërisë ka raporte bashkëpunimi shumë të mira të jashtëzakonshme në funksion të demokracisë dhe në funksion të proceseve integruese.
Pyetje: Dje pati një deklaratë nga ana e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës mbi situatën politike në Shqipëri dhe kërkohet një zgjidhje e ngërçit politik. U lexua nga mazhoranca si një apel drejtuar opozitës. Si e konsideroni këtë deklaratë? Kryetarja e Kuvendit: Së pari, dua të përshëndes, deklaratën e Byrosë së Asamblesë së Këshillit të Europës dua të falenderoj Presidentin e kësaj asambleje, zotin Cavusoglu, si edhe të gjithë kryetarët e grupeve, Kryetarin e Grupit të Majtës së Gjelbër, Kryetarin e Grupit Socialist, Kryetarin e Grupit të Liberalëve dhe Kryetarin e Grupit të EPP. Është një deklaratë që vjen pas rezolutës së Këshillit të Europës vizitës së Komitetit Presidencial dhe deklaratave të tyre këtu në Shqipëri dhe, të gjitha këto brenda tre muajve. Është një deklaratë që është në të mirën e Shqipërisë që kërkon që opozita të jetë pjesë e punimeve parlamentare, në komisionet parlamentare, në seancat parlamentare, në punën e ligjvënes, e ligjbërësit, në funskionin e tyre të kontrollit parlamentar dhe në të gjitha detyrimet që jep mandati i tyre në shërbim të popullit. Shfrytëzoj rastin për ti falenderuar për vëmendjen dhe përkushtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm me të cilin parlamenti i Shqipërisë ka raporte bashkëpunimi shumë të mira të jashtëzakonshme në funksion të demokracisë dhe në funksion të proceseve të tjera integruese. Pyetje: Zonja Topalli normalisht deklarata kërkon një zgjidhje të situatës politike në Shqipëri dhe propozohet si zgjidhje që Gjykata Kushtetuese të mundet ti kërkojë një opinion më pas Komisionit të Venecias, gjë që është thënë edhe më herët nga Komiteti Presidencial por që është refuzuar nga Partia Socialiste. Prisni zgjidhje pas kësaj, do ta vërë në funksion le të themi PS, Gjykatën Kushtetuese dhe më pas kjo e fundit Komisionin e Venecias? Kryetarja e Kuvendit: Në lidhje me pyetjen tuaj, ka një qëndrim koherent konsistent të Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të gjithë kryetarëve të grupeve, të cilët i dhanë si një mundësi tjetër, zotit Edi Rama duke i thënë se nëse ke kontestime në interpretimin e ligjit rruga shkon përmes Gjykatës Kushtetuese dhe nga Gjykata Kushtetuese i kërkohet mendim Komisionit të Venecias. Ne kemi mbështetur tërësisht këtë propozim të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës edhe sot jam këtu për të thënë që mbështesim tërësisht deklaratën e byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. I falenderojmë të gjithë kryetarët e grupeve , Presidentin e Asamblesë dhe jemi plotësisht në mbështetje edhe të këtij sugjerimi. Ky sugjerim vjen si vjen si mundësi tjetër qoftë edhe duke iu drejtuar intitucioneve të tjera kushtetuese, si përmes Gjykatës Kushtetuese për në Komisionin e Venecias, qoftë duke iu drejtuar Prokurorisë, institucion ky që jep mundësi që të shkosh edhe në hapjen e kutive. Ndaj dhe e mbështes fuqishëm këtë deklaratë, uroj që ta lexojnë me sinqeritet, siç është për tu lexuar, ashtu siç është për tu parë, se kujt i drejtohet, individualisht me një thirrje të qartë, me një thirrje dashamirëse vetëm në të mirë të shqiptarëve, të shqipërisë, të proceseve demokratike, të procesit të liberalizimit të vizave dhe të proceseve të tjera të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Jemi në një moment sfidash, Shqipëria është në pritje të vendimeve të mëdha që kanë lidhje me ngjarje të jashtëzakonshme dhe me aspiratën shumë shekullore të vendit tonë. Ëhtë rasti që partia më e madhe opozitare ti përgjigjet kësaj apsirate të kombit shqiptar, të votuesve të tyre dhe të prirjes për të cilën 96 % e shqiptarëve e kërkojnë, e duan, e kanë qëllim, e kanë objektiv dhe do tja arrijmë.