Kryetarja e Kuvendit takim masiv me gratë e të rejat në Lushnje: "Së bashku do të vazhdojmë të rrisim mirëqenien dhe investimet."
Kryetarja e Kuvendit takoi sot qindra gra, nëna e vajza të Lushnjes, në vijim të turit Gratë për fitoren.
Në një atmosferë shumë të ngrohtë e të përzemërt, zonjat lushnjare falenderuan dhe i shprehën mirënjohje Kryetares së Kuvendit, për mbështetjen që ajo po jep në mbrojtje të të drejtave të grave, pjesëmarrjes së tyre në politikë e vendimarrje dhe kujdesit shëndetësor.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi nënat, gratë dhe vajzat e Lushnjes, sikurse të gjitha gratë në Shqipëri si mbështetëse të reformave, aleate të projektit Shqipëria po ndryshon.
Në mandatin e ardhshëm bashkë ne do të vazhdojmë të ulim varfërinë edhe në zonat malore ashtu siç e kemi bërë në zonat rurale. Në mandatin e ardhshëm bashkë ne do të vazhdojmë të rrisim investimet.
Së bashku me ju ne mund të krijojmë një Shqipëri, në të cilën çdo grua të trajtohet me respekt dhe dinjitet, çdo burrë e grua të duhet e të trajtohet në mënyrë të barabartë, edhe çdo familje të ketë shpresën e një familje të fortë.
Unë, vijoi Kryetarja e Kuvendit, flas për gratë që luftojnë për të mundur sëmundjet. Duke folur edhe në Lushnje, unë flas për gratë që luftojnë kundra kancerit, flas për gratë që rrisin fëmijët, flas për gratë që vuajnë nga dhuna në familje, flas për ato që janë vetëm.
Ne do tju ndihmojmë. Do tju ndihmomjë ashtu siç e bëmë me mësueset.
Do tju ndihmojmë ashtu siç e bëmë me punonjëset e administratës.
Do tju mbështesim siç e bëmë për biznesmenet, duke ia ulur taksat. Do vazhdojmë të mbështesim personat me aftësi të kufizuara. Edhe më shumë do bëjmë. Edhe më fort do ju mbështesim" - tha ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit, në fjalën drejtuar zonjave, nënave dhe vajzave të Lushnjes.
(Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit)