E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takim me banorët e Shëngjinit. "Doktrina e re ekonomike transformoi Shqipërinë".

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli zhvilloi një takim me banorët e komunës së Shëngjin, komunë që është transformuar tërësisht, ku investimi vetëm në dy vitet e fundit është rreth 11 milionë euro. Me këtë buxhet janë bërë investime të rëndësishme e me vlerë të jashtëzakonshme për këtë komunë si: Rruga Shëngjin-Lezhë investim 2.1 milionë euro, Ujësjellësi i Shëngjinit, shqetësim historik i këtij qyteti, me vlerë 3 milionë euro. Rehabilitim i kaskadës dhe derdhjes së lumit Drin, 1.6 milionë euro, Rruga nga ishulli Lezhë drejt qytetit Lezhë, 700 mijë euro, Sistemi biologjik i pastrimit të ujërave të zeza, 3.4 milionë euro e të tjera investime të mëdha.   Në takimin me banorët e Shëngjinin, Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera tha se kjo rritje e buxhetit, këto para për investime janë para të ardhura nga doktrina e re ekonomike e rritjes së rrogave, rritjes së pensioneve, uljes së taksave, doktrina e rritjes së investimeve, doktrinë që ka bërë që jo vetëm Shëngjini të ndryshojë, por të ndryshojë e gjithë Shqipëria.     Fjalimi i plotë i Kryetares së Kuvendit në Shëngjin      

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›