E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takime me ministra të rëndësishëm të kabinetit Braun, deputetë të parlamentit britanik dhe të dhomës së lordëve.

    John Grogan: Progresi i Shqipërisë është i dukshëm. Së shpejti Shqipëria pjesë e NATO-s.   Gjatë vizitës së saj në Londër dhe pjesëmarrjes në ceremoninë madhështore të Mbretëreshës së Anglisë Kryetarja e Kuvendit , krahas takimeve me pjesën më të madhe të ministrave të kabinetit Braun, me deputetë të parlamentit dhe të dhomës së Lordëve, zhvilloi edhe një takim shumë të rëndësishëm me përfaqësuesit e grupit parlametar të miqësisë Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri.
Pas këtij takimi Kryetarja e Kuvendit dhe përfaqësuesi i Grupit parlamentar të miqësisë dhanë një intervistë për median.
John Grogan,  përfaqësues i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri Angli.
Kam qenë dy herë në Shqipëri. Progresi i këtij vendi,  vitet e fundit ka qenë i dukshëm.
Vitin tjetër në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet politike dhe unë shpreh bindjen se ato do të zhvillohen sipas standarteve demokratike europiane. Ka një rritje të zhvillimit ekonomik dhe  mendoj se ka një prespektivë  për praninë e biznesit britanik dhe atij europian në Shqipëri.
Gjithashtu vlerësoj se anëtarësimi  në Nato është një shenjë shumë positive dhe mendoj se Shqipëria do të bëhet pjesë e familjes europiane.
E konsideroi vizitën e Kryetares së Kuvendit në Angli si një hap shumë të  rëndësishëm për konfirmimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Anglia është një vend mik ne përkrahje të proceseve  integruese të Shqipërisë në NATO dhe BE, për demokracinë dhe zhvillim ekonomik të saj.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Kuvendi i Shqipërisë dhe unë personalisht ndihem krenare dhe e nderuar me këtë vizitë në Parlamentin Britanik.
Ajo që është më interesantja ishte mundësia që unë si Kryetare e Kuvendit pata mundësinë të takoj një pjesë të rëndësishme të anëtarëve të Kabinetit të Kryeministrit Braun, si Zëvendëskancelarin, ministrin e  Brendshëm, të Emigracionit, Transportit, përfaqësues të Dhomës së Lordëve dhe  deputetë të ndryshëm. Parlamenti Britanik është vendi  i zanafillës së jetës politike moderne. Vetë historia një mijëvjeçare e kësaj godine, është e jashtëzakonshme.
Nga vizita në këtë parlament vij me dy përshtypje të rëndësishme: e para, ne si shqiptarë në një periudhë shumë të shkurtër 17 vjeçare  të pluralizmit politik,  kemi bërë shumë edhe në termat e demokracisë, pluralizmit, të të drejtave të njeriut, të proceseve integruese. Kjo arritje është shumë e konsiderueshme krahasuar me vende të tjera, që kanë një histori të gjatë të parlamentarizmit. 
Së dyti ne patëm fatin të ndjekim një debat të gjallë  ku merrnin pjesë lideri i opozitës Kamyel dhe kryeministri Braun të cilët flisnin për programin e tyre , dhe gjithë ky debat u mbajt në një ambjent shumë të animuar, me pyetje dhe me sens të madh përgjegjësie , për sfidat që kalon sot Anglia dhe  Europa.  
Një debat i veçantë  ishte çështja e arrestimit të një deputeti britanik ditët e fundit.
Pyetje: Për shkak se ata nuk kanë imunitet?
Jozefina Topalli:.Deputetët anglezë nuk kanë imunitet dhe nuk i njohin vetes asnjë mbrojtje. Por, natyrisht kjo heqje e mburojës së imunitetit vlen dhe për gjyqtarët dhe për porkurorët. Kryetarja e Kuvendit shprehu gjithashtu mirënjohje të thellë për rolin që ka luajtur Britania e Madhe, Parlamenti, qeveria, dhoma e Lordëve, që siç i cilësoi Kryetarja e Kuvendit, ata  janë ndër mbrojtësit kryesorë të proceseve integruese, të Shqipërisë në BE dhe në NATO dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi.  
Kryetarja e Kuvendit tha se në takimet që ajo zhvilloi gjatë ceremonisë ju konfirmua se në datën 10 Dhjetor Mbretëresha Elizabeta e Dytë do të firmosë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Nato.              
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›