Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në Londër, e ftuar e veçantë në ceremoninë madhështore të fjalimit më të rëndësishëm të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë, në hapjen e sesionit të ri parlametar.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka qenë sot e ftuar e veçantë në një prej ceremonive më madhështore të jetës parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, në seancën e jashtëzakonshme të fjalimit të Mbretëreshës Elisabeta e dytë, ritual që daton që në shekullin e 16-të.
Kryetarja e Kuvendit, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër nisi axhendën e saj me pjesëmarrjen në këtë ceremoni simbol të Mbretërisë së Bashkuar, të rezervuar vetëm për të ftuar të përzgjedhur të hierarkisë më të lartë dhe krerë të institucioneve kryesore britanike.
Në ditën më të rëndësishme të hapjes së sesionit të ri parlamentar M
bretëresha Elisabeta II, prezantoi programin e Qeverisë, politikat e reja dhe prioritetet për legjislacionin në sesionin e ri.
Më pas, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në debatin mbi fjalimin e Mbretëreshës të zhvilluar në parlamentin britanik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Dhomës së Komunëve dhe Dhomës së Lordëve.
Ceremonia e fjalimit të Mbretëreshës, si evenimenti kryesor i kalendarit parlamentar është në qendër të vëmendjes së britanikëve dhe transmetohet direkt në të gjitha radiot e televizionet dhe në internet, që nga nisja e Mbretëreshës nga Pallati i Buckingam në selinë e parlamentit shoqëruar nga Kavaleria.
Gjatë vizitës së saj në Londër, Kryetarja e Kuvendit u prit në një takim të veçantë nga nënkryetarja Silvia Hill dhe do të takohet me Kryetarin e Dhomës së Komunëve, Michael Martin, nga dhe do të zhvillojë seancë dëgjimore në Komisionin e politikave të jashtme me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të grupit parlamentar të miqësisë, Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri. Tema të bisedës do të jenë ratifikimi i protokollit të NATO-s, hapat dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në rrugën e integrimit Euro-Atlantik, por edhe çështja e Kosovës. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, është gjithashtu e ftuar speciale nga Universiteti i mirënjohur LSE (London School of Economics and Political Science) për të referuar mbi rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe BE-së , dhe për ecurinë e procesit të reformave. Në këtë Universitet kanë referuar lider të politikës europiane e
Botërore si Ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të BE-së, Havier Solana, ish zv/Presidenti i KE-së, Franco Frattini, Presidenti i Italisë Napoletano, Ish Kryeministri britanik Toni Bler, Kryeminsitra e Presidentë të vendeve të ndryshme. Universiteti i LSE themeluar që në 1895-ën është një qendër botërore për nivelin e lartë skolastik dhe studimet politike sociale dhe të shkencave ekonomike ku zhvillohen idetë dhe analizat politike e ekonomike globale.