E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

 


Kryetarja e Kuvendit takon Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Kryetarja e Kuvendit, Tozefina Topalli zhvilloi sot një takim me zotin, Ali Ahmetin Kryetar i BDI-së, parti ne koalicion qeverisës në Maqedoni.
 
Biseda u fokusua në marrëdhëniet dy palësh por edhe me vendet e rajonin për një rritje të mëtejshme të bashkëpunimit.
 
Zoti Ahmeti e njohu Kryetaren e Kuvendit me projekte të mëdha të propozuara dhe të realizuara në vetëm pak muaj të qeverisjes së re ku bëjnë pjesë.
 
Kemi një bilanc të jashtëzakonshëm vetëm për pesë muaj, dhe jemi optimistë se prokekte të tjera të mëdha do realizojmë,  tha ai.
 
Zoti Ahmeti përmendi se një nga projektet më domethënse që ka marrë jetë është shtëpia ku u mbajt Kongresi i Manastirit që tashmë është kther në Muze ku valëvitet pas 100 vjetësh flamuri shqiptar.
 
Po ashtu gjatë këtyre muajve është ngritur muzeu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ndërsa janë institucionalizuar obelisqet e të pushkatuarve përgjatë viteve 45-2001.
 
Tashmë ka hyrë në fuqi plotësisht dhe po zbatohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, janë hapur dy fakultete në Kumanovë që do tI shërbejnë edhe Luginës së Preshevës
dhe janë punësuar në administratën shtetërore një mijë shqiptarë  dhë 100 policë shqiptarë.

Ndër projektet e reja që priten të realizohen, zoti Ahmeti renditi ato në infrastrukturë si:
Rrugën e Arbrit, rrugën Shkup Bllacë, tenderin për hekurudhën Kërçovë Strugë që do të lidhë më afër Maqedoninë dhe Shqipërinë, etj.
 
Kryetarja e Kuvendit i cilësoi si shumë të rëndësishme këto projekte ndërsa ndau me zotin ahmeti idenë për nxitjen  e takimeve më të shpeshta mes komisioneve parlametare.
 
Më tej biseda u përqendrua në dy takimet që do të zhvillohen së shpejti në Tiranë mes komisioneve të veprimtarisë prodhuese dhe komisioneve të mbrojtjes mes dy parlamenteve, të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›