Kryetarja e Kuvendit : Garantojmë që ligji Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve , do të zbatohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me të gjitha standartet e kërkuara nga Strasburgu.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli iu përgjigj sot interesimit të medias mbi ligjin Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve.
Pyetje : Pas votimit në Parlament të ligjit "Për pastërtinë e figurave zyrtare", ka patur kundërshtime nga ndërkombëtarët, çfarë do të bëjë mazhoranca me këtë rast ?
Kryetarja e Kuvendit : Parlamenti ka votuar me shumë dinjitet këtë ligj. Ajo që ne duam të garantojmë është që zbatimi i këtij ligji të bëhet në mënyrë transparente dhe në përputhje me të gjitha standartet e kërkuara nga Strasburgu.
Ky është shteti ligjor i mbështetur në atë ç'ka është morale, mbi transparencën dhe mbi principet, me të cilët funksionon demokracia në vendet e lira.