Brenda dhjetorit Gjermania pritet të ratifikojë protokollit e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Kryetarja e Kuvendit pret në takim zotin Krisfof Uaitz, deputet i Bundestagut gjerman
Bundestagu gjerman pritet që brenda pak ditësh të ratifikojë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky konfirmim ju dha sot Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë në takimin me deputetin e Bundestagut gjerman, Krisfof Uaitz, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Shqipëri.
I ndodhur për herë të parë në vendin tonë, deputeti Uaitz shprehu impresionet e tij mbi realitetin e prekshëm të transformimeve në Shqipëri.
Shprehje e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, tha Kryetarja e Kuvendit, janë edhe vizita e nivelit të lartë si ajo e Presidentit të Bundestagut gjerman Lammert në Shqipëri dhe e Kryeministrit të Shqipërisë Berisha në Gjermani, vizita që duhet të konkretizohen në të gjitha nivelet.
Do të ishte shumë e rëndësishme, vijoi ajo, që deputetë të Bundestagut gjerman të vinin e të shihnin nga afër ndryshimet që Shqipëra ka bërë në këto 17 vjet.
Gjatë kësaj peruidhe të viteve të fundit kemi miratuar një sërë ligjesh bazë të një reforme të madhe fiskale dhe tashmë kemi taksat më të ulta në Europë. Rritja ekonomike e qendrueshme prej 6 përqind, një inflacion në masën rreth 2.5 përqind dhe klima jashtëzakonisht miqësore që kemi krijuar për biznesin ka sjellë një rritje të madhe të interesit të investitorëve.
Unë, tha zoti Uaitz jam i impresionuar nga rritja ekonomike e qendrueshme me shifra që do të gëzonin edhe ekonominë gjermane. Ne punojmë shumë për të arritur këto shifra që ju përmendët.
Gjermania, tha Kryetarja e Kuvendit ka qënë në 17 vite një mbështetëse kryesore e Shqipërisë. Në kuadër të BE-së, vendi juaj ka kontribuar fuqishëm në fushat ekonomike dhe ushtarake. Ratifikimi i MSA-së nga Bundestagu gjerman ishte një tjetër konfirmim i kësaj mbështejteje dhe po ashtu ndihem mirë që së shpjejti Bundestagu do të ratifikojë edhe Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
"Unë di, tha deputeti Uaitz, që Shqipëria ka potenciale të mëdha minerare, bujqësore e turistike. Kam ndjekur mesazhet në CNN dhe më vjen shumë mirë që në Bursën e turizmit në Berlin, Shqipëria ka një përfaqësi më vete."
Në prill të vitit të ardhëm një grup sipërmarrësish gjermanë do të vijnë në Shqipëri, për të parë mundësitë dhe fushat me interes për investime. Ky grup sipërmarrësish do të pasojë një tjetër grup që erdhi këtë vit në Shqipëri me përfaqësues të biznesit të industrisë tekstile.
Biseda më tej u fokusua në rritjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut jo vetëm mes komisioneve palrmentare por edhe të administratës për të shkëmbyer përvoja në rritjen e kapaciteteve administrative.
Bashkëbiseduesit folën edhe rreth ecurisë pozitive të projektit të përzgjedhjes e studentëve shqiptarë që marrin pjesë në praktikën parlamentare ndërkombëtare në Bundestagun gjerman.