E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Koksal Toptan: Investitorët turq gjejnë në Shqipëri një terren mjaft të mirë për investime, kryesisht në turizëm, energji.

 

Deklaratë e përbashkët e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe  Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Koksal Toptan.
 
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
 
Kjo vizitë në Shqipëri është shprehje e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, vëllazërore mes dy vendeve tona.
Unë e falenderova Presidentin e Asamblesë së Madhe për këtë vizitë në Shqipëri dhe kjo vizitë realizohet pas rreth një viti, pas vizitës time në Turqi, kur Presidenti i Asambles më bëri disa premtime.
 
Premtimi i parë dhe më kryesori, ishte mbështetja ndaj pavarësisë së Kosovës dhe sot që ne jemi së bashku, ky është një realitet.
 
Premtimi i dytë ishte se, Turqia do të ishte një mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë në proceset e integrimit në NATO, dhe vetëm para një muaji në unanimitet të plotë, Asambleja e Madhe e Turqisë dhe Presidenti Toptan votoi Protokollin e Nato-s.

Premtimi i tretë është vizita e Presidentit Toptan, sot këtu në Shqipëri, si shprehje e miqësisë, e mbështetjes, dhe e  marëdhënieve tona të shkëlqyera politike. Me insistim, të dyja palët kërkojmë që këto marrëdhënie  të shtrihen dhe në nivel ekonomik.
 
 
Ne jemi shumë të  kënaqur që kompani të fuqishme turke operojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm.  Jemi shumë të lumtur që nga viti 2005 deri në vitin 2008, vëllimi i investimeve turke në Shqipëri është rritur nga  135 milion euro në 800 milion euro, por të dyja palët synojmë që kjo rritje të jetë akoma më e madhe.
 
 
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Koksal Toptan.
 
Unë dhe kolegët e mi jemi të lumtur  që po zhvillojmë këtë vizitë në Shqipërinë moter dhe  mike.

Dëshiroj të falenderoj veçanërisht znj .Jozefina Topalli që më ftoi dhe po tregon një mikëpritje të veçantë ndaj meje.
Unë dhe kolegët e mi gjatë kësaj vizite  në Shqipëri po e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Ne vlerësuam se në marrëdhëniet midis dy vendeve tona në asnjë fushë nuk ka asnjë problem ,përkundrasi ato janë shumë të mira,të rëndësishme edhe shembullore.
Edhe marrëdhëniet ndërparlamentare janë të shkëlqyera .

Unë  ndava të njëjtin mendim me znj .Topalli që këto vizita reciprokisht duhet të intencifikohen akoma më shumë.
Ne mendojmë se shpeshtimi i vizitave midis grupeve të miqësisë, harçuesve te komisioneve përkatëse do të jetë në të mirë të të dyja palëve.

Është e vështirë të themi që këto marrëdhënie kaq të mira janë pasqyruar më së mirë në fushën ekonomike, në tregëtimin midis dy vendeve dhe në investime.
Me gjithë shifrat e mira të këtyre viteve të fundit duhet të ketë arritje në shifra më të larta ,duhet të ketë investime më të mëdha të investitorëve turq këtu në Shqipëri.
Unë këtu nga Kuvendi I Shqipërisë motër dhe mike dëshiroj të bëj një thirrje biznesmenëve dhe investitorëve turq.

Shqipëria është vendi ynë mik dhe vëlla në të cilin mund të bëni investime  të besuara ku mund të gjeni një terren  mjaft të  mirë në fusha të ndryshme kryesisht në turizëm, energji etj.

Unë mendoj se investime  që mund të bëhen në bregdetin Shqipëtar, i cili në shumicën e rasteve nuk është ende i prekur do të kontribuajë në fuqizimin e ekonomisë shqipëtare ,por do të jetë edhe një burim i mirë të ardhurash edhe për investitorët.

Gjatë këtij takimi unë edhe kolegët e mi shfaqëm pikëpamjen tonë se Shqipëria zë një vende të rëndësishëm për rajonin dhe për botën.
Shqipëria është një vend me një pozicion tepër të favorshëm për të qenë një vend ndikues për sigurinë dhe paqen në Ballkan.

Për ne është e rëndësishmë që Shqipëria së afërmi do të jetë anëtare me të drejta të plota në  NATO, pasi të ratifikohet edhe nga disa parlamente të tjera dhe në një kohë të përshtatëshme  edhe anëtare e BE-së.

Ne mendojmë se Shqipëria ka plotësisht të  drejtë të jetë anëtare me të dreta të plota e NATO-s për punën që ka bërë ,për përpjekjet që ka bërë  dhe ka të drejtë të jetë anëtare e NATO-s për gjithë këto reforma që po realizon.

Për gjithë këto çështje ne ndamë të njëjtat qëndrime.
 
Në emrin tim dhe të kolegëve të mi dëshiroj të falenderoj Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe delegacionin Shqipëtar për mikëpritjen që po tregon ndaj nesh.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›