E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon Kryetarin e Parlamentit të Suedisë.Westerberg: Shqipëria meriton të jetë anëtare e BE-së.

 



 
Shqipëria është pjesë e Europës dhe ajo meriton të jetë pjesë e BE-së. u shpreh në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg, vendi i të cilit merr Presidencën e rradhës së Bashkimit Europian në korrik të këtij viti.
 
Vizita e zotit Per Westerberg, i cili së bashku me një delegacion parlamentar suedez ndodhet në Tiranë me ftesë të Kryetares së Kuvendit, është e  para vizitë  e një Kryetari të parlamenti të Suedisë, duke shënuar kështu hapjen e një etape të re në marrëdhëniet mes dy parlamenteve dhe dy vendeve.
 
Të gjitha partitë politike në Suedi, tha zoti Westerberg mbështesin politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe kjo do të reflektohet gjatë presidencës sonë të BE-së në 6 mujorin e ardhshëm. Shqipëria, vijoi ai, ka ecur shumë përpara dhe ka bërë transformime të mëdha. Është tashmë e qartë se, Shqipëria dhe Ballkani po shohin drejt së ardhmes.
 
Zoti Westerberg vlerësoi faktin që Shqipëria ka luajtuar një rol të madh e të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin e rajonit ballkanik.
 
 Ne tha Kryetarja e Kuvendit, shohim te Suedia një vend mik të ccështjes shqiptare. Suedia është në grupin parë të vendeve që ratifikoi MSA-në Shqipëri-BE, po ashtu ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës dhe një nga kontribueset kryesore në misionin EULEX. Kjo është shenjë e përkrahjes që ju i jepni aspiratës europiane të Shqipërisë por edhe të rajonit tonë.
 
Vizita juaj, tha zonja Topalli, e gjen Shqipërinë në mbyllje të fazës së ratifikimit të MSA-së nga vendet anëtare të BE-së, ndërkohë që, pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, po ecim në mënyrë të përshpejtuar me ratifikimet protokollit nga vendet anëtare të Aleancës, me optimizmin për anëtarësim të plotë në NATO në Samitin e ardhshëm.
 
Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin  Westerberg, me doktrinën e suksesshme ekonomike të aplikuar në Shqipëri, mbi uljen e taksave, rritjen e pagave dhe fokusimin te investimet, politika këto që e kanë ngjitur Shqipërinë në vend të dytë në botë për suksesin e reformave të tregut.
 
Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria mirëpret investimet suedeze në fusha si energjiia, infrastruktura, elektronika apo telekomunikacioni.
 
Ky është një vit elektoral për Shqipërinë, tha Kryetarja e Kuvendit, dhe kemi të gjithë vullnetin dhe agazhimin maksimal për të realizuar zgjedhje me standarte europiane. Tashmë ka nsiur procesi i paisjes së qytetarëve me kartat e identitetit, kusht ky edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve, që është një prioritet i yni pasi qytetarët shqiptarë të cilët kanë vuajtur gjysëm shekulli në izolim, meritojnë të jenë të lirë të lëvizin në Europë.
 
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin që kjo vizitë e pare e Kryetarit të Parlamentit të Suedisë të jetë edhe nisja e një intensifikimi të bashkëpunimit parlamentar me shkëmbime të ndërsjellta vizitash mes deputetëve.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›