E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon drejtorin e ri të USAID-it në Shqipëri.

Është e jashtëzakonshme ajo çfarë Shqipëria ka bërë në kaq pak vite demokraci. tha sot, drejtori i ri i USAID-it në Shqipëri, Xhozef Uilljams i shoqëruar nga Ambasadori amerikan Uithers, në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

 
Kryetarja e Kuvendit tha se kontributi i USAID-it në Shqipëri ka qenë dhe mbetet shumë i rëndësishëm, veçanërisht në rritjen e transparencës përmes projekteve efikase dhe konkrete.
 
Kryetarja e Kuvendit  falënderoi në menyrë të veçantë për ndihmën, që USAID dhe Shtetet e Bashkuara dhanë për kapërcimin e situatës së vështirë të përmbytjeve në faktkeqësinë natyrore në Shkodër.
 
Zoti Ulliams tha se vlerëson  gjithçka që shteti shqiptar bëri në kapërcimin e emergjencës në Shkodër dhe siguroi se, ndihma e USAID-it do të vjojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjitha komunave.
 
Kryetarja e Kuvendit dhe Drejtori i USAID-it biseduan edhe mbi çështjet e edukimin dhe shëndetit të vajzave dhe nënave.
 
Zoti Ulliams vlerësoi angazhimet e Kryetares së Kuvendit në luftën kundër dhunës në familje dhe për luftën ndaj kancerit.
 
Me një karrierë të gjatë si gjykatës dhe njohës i këtyre kauzave, zoti Uilliams shprehu interes për bashkëpunim në projekte konkrete për të tilla çështje sensitive.
 
Kryetarja e Kuvendit tha se lufta kundër dhunës në familje dhe kundër kancerit mbeten beteja prioritare të saj, ndaj tha ajo, do të isha shumë e kënaqur për të bashkëpunuar me USAID-in për të fituar këto beteja.
 
Kryetarja e Kuvendit i uroi zotit Uilliams suksese në detyrën e tij, me bindjen në forcimin e bashkëpunimit konkret.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›