E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklaratë e Zëdhënëses së Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë:"Kërkesa e PS-së për të sfiduar kredencialet e Delegacionit parlamentar në KiE, përpjekje dashakeqe ndaj vendit".

Deklaratë e Zëdhënëses së Kryetares së Kuvendit, Suela Ruseti
 

Kërkesa e Edvin Ramës  për të sfiduar kredencialet e delegacionit parlamentar në Këshillin e Europës është përpjekje dashakeqe ndaj vendit.
Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë për delegacionet parlamentare është zbatuar pikë për pikë.
 
Partia Socialiste në delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Europës ka pasur vetëm një anëtar dhe ky, është zoti Kastriot Islami.
Deri në momentin e verifikimit të kredencialeve, zoti Kastriot Islami ka të drejtë të ushtrojë të gjitha atributet si pjesëtar i Delegacionit të Asamblesë së Këshillit të Europës.
 
Shtoj këtu se, nga Asambleja e KE-së, zoti Islami është Reporter për Gjeorgjinë. Lidhur më këtë, nuk ka pasur asnjë tendencë për të ndërhyrë në punët e askujt.
Kërkesa e Edvin Ramës është false dhe e pabazuar edhe për faktin se, nëse në Legjislaturën e kaluar Partia Socialiste kishte një vend si anëtar dhe një vend si zëvendësues, kësaj rradhe, asaj i është lënë vendi i anëtarit dhe dy vende si zëvendësues.
 
Atyre që shohin me kënaqësi sfidën e kredencialeve, u bëjmë të ditur se proçedurialisht është shfrytëzuar e drejta e Rregullores, që kur dikush ngre çështje për verifikim mandatesh, kjo kalon automatikisht në Komisionin e Rregullores.
Kuvendi ka zbatuar ligjin dhe Rregulloren dhe mandatet e deputetëve të Delegacionit Shqiptar në Asamblenë e KE-së, janë krejtësisht legjitime.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›