V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE MËSIMORË, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR PERIUDHËN 1 JANAR - 30 QERSHOR 2010, PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E NUMRIT Të PUNONJëSVE MëSIMORë, ME KONTRATë Të PëRKOHSHME, PëR PERIUDHëN 1 JANAR - 30 QERSHOR 2010, PëR MINISTRINë E ARSIMIT DHE SHKENCëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Numri i punonjësve mësimorë, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për vitin shkollor 2009 -2010, për muajin janar 2010, të jetë 2011 veta dhe, për periudhën 1 shkurt - 30 qershor 2010, të jetë 704 punonjës.
2. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, sipas DAR/ZA-ve, dhe afati kohor i kontraktimit të punonjësve jepen sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Efektet financiare në shumën 290 460 465 (dyqind e nëntëdhjetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të mbulohen nga fondet e miratuara për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në buxhetin e vitit 2010.
4. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/01/2010