V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR INSTITUTIN E STATISTIKAVE, PËR KRYERJEN E RIKONSTRUKSIONIT TË NDËRTESËS, NË ADMINISTRIM TË KËTIJ INSTITUCIONI
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR INSTITUTIN E STATISTIKAVE, PëR KRYERJEN E RIKONSTRUKSIONIT Të NDëRTESëS, Në ADMINISTRIM Të KëTIJ INSTITUCIONI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Institutit të Statistikave, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi 39 200 000 (tridhjetë e nëntë milionë e dyqind mijë) lekë, për kryerjen e rikonstruksionit të mjediseve të punës, që ky institucion ka në administrim.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Instituti i Statistikave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/01/2010