E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli rinis në këtë fillim viti, fushatën sensibilizuese të pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe vendim-marrje.

  Fushata promovuese e Kryetares së Kuvendit për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në vendim-marrje dhe në politikë, ka vijuar sot në një takim me gratë të suksesshmë biznesmene, pedagoge në fushën e ekonomisë, dhe  dhe me anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë.   Takimi me temë  Rritja e rolit të gruas në jetën politike të vendit dhe në instancat vendim-marrje kishte për qëllim shkëmbimin e ideve, dhe qëndrimeve  për një komunikim më efikas të grave në biznes dhe në aktivitete tregtare, me politikën në Kuvend.
Kryetarja e Kuvendit tha se ka zgjedhur posaçërisht këtë takim me gra, lidere në biznes, për të vijuar në vitin 2009, fushatën kombëtare sensibilizuese në mbrojtje të të drejtave të grave.
Eshtë një rast i mirë që nga ky takim i historive të suksesit të secilës prej jush, të japim mesazhe për çdo grua që mund të bëhet si ju. Jam e bindur se gratë lindin me dhuntinë e të qënurit lidere u shpreh Kryetarja e Kuvendit.   Duke shpjeguar rolin e Kuvendit, në përmirësimin e legjislacionit, klimës ekonomike dhe biznesit në vend, Kryetarja e Kuvendit garantoi pjesëmarrëset, se zyrat e Parlamentit dhe komisioneve do të jenë gjithmonë të hapura për to.

"Ky Kuvend gjatë këtyre viteve është transformuar në konceptin e tij dhe ,është hapur për të gjithë. Ndaj mendoj, se ky partneritet, bashkëbisedim i hapur, i sinqertë, mes politikës dhe biznesit, vetëm se ndihmon për një perspektivë dhe afrim me biznesin.- deklaroi Kryetarja e Kuvendit.   Drejtoresha e Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Filloreta Faber falenderoi  veçanërisht Kryetaren e Kuvendit, për takimin e parë të këtij lloji me gratë biznesme, si dhe vlerësoi  angazhimin dhe gadishmerinë e zonjës Topalli në mbrojtje të grave .   Idea e këtij takimi është të shkëmbejmë mendimet dhe të lobojmë me gjithë grupet e tjera të interesit, që gratë të bëhen pjesë aktive e hartimit të politikave dhe vendim-marrjes tha zonja Faber.
 
Kryetarja e Komitetit te Grave në Biznes, Olimbi Ibrahimi tha se është në nderin e këtij komiteti , që promovon nismat për vitin 2009 para Kryetares Jozefina Topalli dhe, në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, ku është tempulli I fjalës së lirë.
Është fat dhe privilegj për ne gratë që drejtojmë dhe menaxhojmë biznese, që në krye të Parlamentit,  kemi një grua, e cila na kupton dhe na mbështet, ne grave të sukessshme, por dhe ato në nevojë"
Zonja Ibrahimi i propozoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, që fondi  i Komitetit Filantropik të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, të shkojë në fushatën  për bamirësi dhe grave në nevojë ,fushatë e cila do të drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit.
Takimi vijoi më tej me diskutime dhe propozime, që gratë biznesmene i drejtuan Kryetares së Kuvendit, për një të ardhme të sigurt të bizneseve, që ato drejtojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
                               
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›