E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takohet më Presidentin e Italisë, Xhorxho Napolitano.

  Kryetarja e Kuvendit znj.Jozefina Topalli, gjatë  qëndrimit në Parma, Itali, pati një takim të veçantë, pa praninë e medias me Presidentin e Italisë Xhorxho Napolitano, personalitet me profil të spikatur dhe me karrierë të gjatë në politikën italiane.   Kryetarja i shprehu Presidentit Napolitano mirënjohje për mbështetjen që Shqipëria ka patur në proceset demokratike dhe integruese, nga Italia fqinje në mënyrë të vazhdueshme.   Biseda u përqendrua në zhvillimet ekonomike në Shqipëri, në klimën entuziaste të biznesit, çka ka bërë të mundur stimulimin e fortë të biznesit të huaj për të investuar në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë ata u ndalën në interesin që Shqipëria ka ngjallur në vendet Europiane për dinamizmin e ekonomisë së saj.     Kryetarja e Kuvendit ftoi presidentin Napolitano për tju adresuar Kuvendit të Shqipërisë, ftesë e cila u prit me shumë interes.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›