E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja e Çekisë i prezanton Kryetares së Kuvendit prioritetet e Presidencës çeke të BE-së.

  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova, e cila i prezantoi axhendën e prioriteteve të Presidencës së radhës të BE-së nga Republika Çeke, për periudhën 1 janar-30 qershor 2009.   Ambasadorja e Republikës Çeke tha se në gjashtëmujorin e presidencës së saj të BE-së,  Çekia do të ketë ndër prioritetet  e veçanta, vendet  e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre europiane.   Zonja Fialkova tha se, Çekia mbështet plotësisht politikën e zgjerimi të Bashkimit Europian, duke theksuar se vendi i saj do të vijojë të përkrahë Shqipërinë në hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit.   Askush më mirë se vendet si Çekia, tha Kryetarja e Kuvendit, nuk e kupton më mirë historinë e vështirë të vendit tonë dhe aspiratën për integrim në familjen europiane, pjesë e së cilës ne ndihemi.   Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se Presidenca çeke e BE-së, do të jetë shumë e rënësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor.   Biseda më tej u ndal në çështjen e liberalizimit të vizave por edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm, jo vetëm në kuadër të BE-së por edhe në marrëdhëniet dypalëshe.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›