Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët bektashian për festën e Sulltan Novruzit.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uroi sot të gjithë besimtarët bektashianë, për festën e Sulltan Novruzit.
Kryetarja e Kuvendit me këtë rast i përcolli urimet Kryegjyshit botëror, Baba Reshat Bardhit, duke e konsideruar këtë ditë pranvere, si momenti i gjallërimit dhei rilindjes njerëzore.
Kryetarja e Kuvendit tha se: "Kjo është një ditë që mbyll një vit dhe koencidon me pranverën, që është momenti i gjallërimit dhe i rilindjes. Në mënyrë të veçantë 22 marsi i kësaj feste, që unë e konsideroj te të gjithë shqiptarëve, koencidon me festën e demokracisë dhe kjo ka një simbolikë të jashtëzakonshme.
Ne mbyllëm një vit që ka qenë shumë i rëndësishëm për proceset integruese dhe jemi përpara zhvillimeve dhe ngjarjeve jashtëzakonisht të rëndësishme. Është një moment kur ne jemi shumë optimistë, që do mund të realizojmë brenda pak muajsh heqjen e vizave. Dhe për këtë, po vazhdojmë fort me reformat, kemi plotesuar detyrimet teknike dhe po lobojmë fuqimisht me komunitetin ndërkombëtar.
Unë jam shumë optimiste se ne do të mbajmë premtimin për heqjen e vizave pamvarësisht se, ndoshta dikush pengon ose tenton që ta pengojë atë.
Edhe nje herë, gëzuar të gjithë shqiptarëve.