Presidenti Topi uron të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë me rastin e Festës së Sulltan Novruzit.

21 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, në të cilin shpreh urimet më të mira me rastin e Festës së Sulltan Novruzit:
“I nderuar Kryegjysh Botëror i bektashinjve,
Të nderuar besimtarë bektashinj shqiptarë!
Me rastin e Festës së shenjtë të Sulltan Novruzit ju shpreh ju dhe, përmes jush të gjithë besimtarëve bektashinj shqiptarë kudo ndodhen, urimet e mia më të përzemërta për ditë të mbara plot shëndet, begati dhe mirësi!
Në këtë fillim pranvere, besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit tek vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen. Edhe në këtë ditë, të gjithë shqiptarët janë bashkë për të kremtuar, e për t’i shprehur njëri-tjetrit urimet më të ngrohta dhe mesazhet e paqes, të dashurisë, të mirëkuptimit dhe të harmonisë, po ashtu të besimit tek mirësia dhe tek dashuria njerëzore.
Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit!” – thuhet në mesazhin e Kreut të shtetit.