E Hënë, 2 Nëntor 2026

Njoftim për shtyp i Drejtorisë së Informacionit dhe Dokumentacionit Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë

Dje, zonja Hysi, kryesuesja e listës së deputetëve të Tiranës, fatkeqësisht foli me një gjuhë të papërshtatshme, për një pedagoge. Përveç kësaj zonja Hysi gënjen kur thotë që z. Berisha e z.Meta, megjithëse jo të pranishëm, paskan votuar. Me dëshirën e mirë, për të mos e lënë zonjën të dalë, siç nuk duam ta besojmë, e ftojmë zonjën Hysi, që para se të dalë siç doli dje, Kuvendi i vë në dispozicion në çdo kohë e për çdo rast tabelat e votimit në Kuvend. Megjithëse votimi është transmetuar direkt nga shumë media, po i vëmë në dispozicion zonjës tabelat e votimit, ashtu siç ia kemi dhënë kryetarit të saj 10 minuta pas mbylljes së seancës. I kërkojmë zonjës ti kërkoj falje administratës së Kuvendit dhe opinionit publik për shpifjen për vjedhjen e votave në votimin për ngritjen e Komisionit Hetimor për Transparencën e Plotë, sipas kushtetutës të zgjedhjeve më të mira, më të lira e më të ndershme të 28 Qershorit. Bashkëngjitur fleta e votimit për Projektvendimin:"Për ngritjen e komisionit hetimor për transparencen e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 28 qershor 2009."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›