Kryetarja e Kuvendit në takimin festiv me mijra e mijra të rinj në përkujtim të Ditës Kombëtare të Rinisë
Në përkujtim të 8 dhjetorit 90, Ditës Kombëtare të Rinisë, ditë që shënoi nisjen e lëvizjës historike studentore për rrëzimin e sistemit komunist diktatorial, preludin e ndryshimeve
të mëdha, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë së bashku me Kryeministrin Sali Berisha, mori pjesë në takimin e madh festiv organizuar në Pallatin e sportit Asllan Rusi, në Tianë nën kujdesin e Kryeministrit Berisha.
Në këtë takim madhështor, ku salla ishte tejmbushur me mijra e mijra të rinj që mbanin
në duar pankarta ku shkruhej Shqipëria po ndryshon, morën pjesë përfaqësues të kabinetit qeveritar, deputetë të mazhorancës, ish deputetë dhe përfaqës të Partisë Demokratike, partisë së parë që lindi prej lëvizjës së dhjetorit 90, e që simbolizon fillimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Në këtë koncert masiv të rinjtë u mblodhën për të revokiuar momentet historike e emocionuese të atyre ditëve që shënuan fillimin e revoltës studentore e më pas mbarë popullore ndaj regjimit më të egër totalitar, në emër të lirisë dhe demokracisë.
Në këtë ditë të shënuar të demokracisë, Kryetarja e Kuvendit së bashku me
Kryeministrin Berisha dhe krerë të Partisë Demokratike vendosën kurora me lule në memorialin e Heroit të Demokracisë, liderit të lëvizjes historike të dhjetorit 90, Azem Hajdari.