Kryetarja e Kuvendit - Derkowitsch: Austria mbështetëse e pa lëkundur e proceseve integruese të Shqipërise
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takoi sot në mesditë ambasadorin e Austrisë, Klaus Derkowitsch, me rastin e mbarimit të mandatit diplomatik në vendin tonë.
Ambasadori Derkowitsch, duke i përcjelle urimet e tij më të mira për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh se largohej nga Shqipëria , jo vetëm me një përvojë nga më të mrekullueshmet në karrierën e tij shumëvjecare, i mikpritur ngrohtësisht nga njerëz dhe politikanë mendjehapur, por edhe si dëshmitar i një ritmi dinamik të ndryshimeve të Shqipërisë me një progres të dukshëm në këtë katër vjecar.
Kryetarja e Kuvendit i shprehu mirënjohjen e saj për lidhjet historike e miqësore, mbështetjen e vazhdueshme që Austria vazhdon ti japë Shqipërisë në të gjitha fushat. Lidhur me qëndrimin më të fundit të Ministrit të Jashtëm të Austrisë Spindeleger ajo vlerësoi mbështetjen e vendosur që Austria i jep proceseve integruese të Shqipërisë dhe përpjekjeve për arritjen e standarteve të kërkuara për anëtarësimin e saj në BE.
Nga ana e tij, Ambasadori Derkowitsch u shpreh se Austria do të mbetet mbështetëse e palëkundur e proceseve integruese dhe procesit të liberalizimit të vizave të Shqipërisë. Ai vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë Shqiptare për krijimin e kushteve të favorshme për investitorët austriakë në sektorë strategjikë të ekonomisë si në energji , banka, sigurime shoqërore e këshillim juridik dhe në mënyrë të vecantë në fushën e edukimit , kulturës dhe turizmit.
Duke e përgëzuar për këtë fund karriere të suksesshëm me qëndrimin e tij në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi punën dhe angazhimin e ambasadorit Derkowitsch për konsolidimin dhe zgjerimin e marëdhënieve të shkëlqyera politike e ekonomike midis dy vendeve tona.