Kryetarja e Kuvendit vijon nismen sensibilizuese kunder kancerit
Në emër të shëndetit të grave dhe për një familje e shoqëri të shëndetshme, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vijoi nismën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës “Së bashku kundër kancerit”, që shumë shpejt do të shtrihet në të gjitha qytetet dhe komunat e Shqipërisë. Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Kuvendit, ku të pranishëm ishin dhe shume mjekë.
Kanceri i gjirit përbën rreth 20% të sëmundjeve të të gjitha tumoreve që ekzistojnë, por kryetarja e e Kuvendit shprehu bindjen se është një betejë që fitohet, në rast se merren masat parandaluese.
Kryetarja e Kuvendit ftoi në këtë aktivitet të pranishmet dhe nëpërmjet tyre çdo grua dhe çdo vajzë që të kryejnë këto ekzaminime të domosdoshme të paktën një herë në vit. Ndërsa mjekë të tjerë të pranishëm në këtë aktivitet dhanë këshilla konkrete mbi mënyrën sesi gratë duhet të ruajnë shëndetin e tyre, duke nënvizuar se parandalimi është mënyra më e mirë për të fituar betejën kundër kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës.