Shuhen zjarret ne fshatrat Gurre dhe Priske
Qetësohet situata e emergjencave të shkaktuara nga zjarret në Dajt, të cilat të hënën rrezikuan banesat e fshatit Gurrë e Madhe, 16 kilometra në periferinë Jug-Lindore të Tiranës.
Zjarri u vu në kontroll pas ndërhyrjes energjike të shërbimeve zjarrëfikëse dhe ushtrisë me 7 mjete, si edhe me ndihmën e strukturave të pushtetit lokal dhe banorëve të zonës.
Prej mesditës së të martës, banorëve u kanë ardhur në ndihmë dhe kushtet klimetarike, ndërsa shirat e rrëmbyer që nisën në mesditë kanë shuajtur të gjitha vatrat e zjarrit, të cilat prej 5 ditësh shkatërronin masive me shkurre dhe drurë duke rrezikuar dhe kurorën e Parkut Kombëtar të Dajtit.
Dita e djeshme ka qenë më e vështira për banorët e Gurrës, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të shumta në bujqësi, si të mbjella, dru frutorë dhe rezervat ushqimore për bagëtinë.
Policia ka nisur hetimet për zjarrin, pasi zona ku ka nisur përjashton mundësinë që të jetë ndezur nga barinj për kullota. Temperaturat megjithsëse të larta, nga hetimet paraprake shikohen si një pistë e dytë për policinë, që është fokusuar në një zjarrëvënie të qëllimshme.