E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesverbal, date 04.09.2008

Veprimtari

Rendi i Ditës

Programi i Punës

Kalendari i Punimeve

Si kanë votuar Deputetët

Seancë

Komisionet

Ligje te miratuara

Aktivitete te tjera

Lajmet e fundit

Kryetarja e Kuvendit pret në takim Kryetarin e Parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski, në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Maqedonisë.Të lobojmë që projektet infrastrukturore të rajonit, si Koridori tetë, të vendosen në prioritetet e financuara[ 11 Nentor, 2008 ]Në vizitën time para pak javësh në Bullgari, tha Kryetarja e Kuvendit, gjatë bisedës më Kryetarin e Parlamentit, Pirinski diskutuam mbi bashkëpunimin mes Bullgarisë, Shqipërisë, dhe Maqedonisë, për të nxitur Bashkimin Europian ta rendisë Korridorin tetë në prioritetet e financuara nga BE-ja. Kjo mund të realizohet përmes takimit të komisioneve përkatëse parlamentare dhe një letre të përbashkët të tre Kryetarëve të parlamenteve drejtuar BE-së.

Deklaratë e përbashkët e Kryetares së Kuvendit dhe Kryetarit të Parlamentin Maqedonas Trajko Veljanovski.[ 11 Nentor, 2008 ]Marrdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë realisht janë të shkëlqyera dhe ne synojmë që marrdhëniet ekonomike ti çojmë sa në nivelin e marrdhënieve politike.
Shpreha vlerësimin në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për vendimin e marrë në Parlamentin Maqedonas për njohjen e Pavarësisë së Kosovës,
që është për zhvillim dhe të ardhmen e këtij rajoni.

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe diskuton mbi ngjarjen e rëndë të rrëzimit të një pallati në Gjirokastër.[ 10 Nentor, 2008 ]Jashtë rendit të ditës, deputetët trajtuan më së shumti ngjarjen tragjike të Gjirokastrës, ku një pallat 5 katësh u rrëzua si pasojë e dëmtimit të themeleve, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave.
Deputeti i Gjirokastrës Genc Ruli kërkoi mbajtjen e një minutë heshtje nga Kuvendi, në respekt të viktimave.

Kryetarja e Kuvendit: Një ndryshim total i konceptit të filozofisë së menaxhimit dhe funksionimit të spitalit. Fondi për shëndetësinë do të miratohet i detajuar në parlament.[ 10 Nentor, 2008 ]Unë përgëzoj qeverinë që ka marrë një hap të rëndësishëm për decentralizimin e parave dhe për një filozofi të re në menaxhimin e tyre, duke u përpjekur që këto para të shkojnë te pacienti.
Kjo kërkon njëherësh që, Parlamenti, të gjejë mekanizmin për të kontrolluar 300 milion dollarë, që ne po japim për shëndetësinë.

Komisioni i shëndetësisë shqyrton në parim projektbuxhetin e vitit 2009. Fondet në krahasim me vitin 2008 rriten rreth 14 përqind dhe përbëjnë 4 përqind të PBB-së. Prioritet, përdorimi me efikasitet i këtij fondi.[ 10 Nentor, 2008 ]Për herë të parë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministri i Finacave, Ridvan Bode dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të ekonomisë, Edmond Spaho, morën pjesë sot në mbedhjen e komisionit parlamentar të shëndetësisë, ku u diskutua në parim projektbuxheti i vitit 2009.

Kryetarja e Kuvendit: Raport Progresi i KE, axhendë kombëtare. Jemi të vendosur të bëjmë zgjedhjet më të mira, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sfida kryesore, kodi elektoral. Në muajt e ardhshëm në fokus: reforma në drejtësi dhe çështja e imuniteteve[ 08 Nentor, 2008 ]Jam krenare që, Kuvendi vetëm vitin e kaluar ka miratuar jo pak, por 314 ligje, vendime e akte normative, 13 rezoluta, 31 interpelanca, 14 raportime, në 91 seanca plenare, ose 360 orë debat vetëm në seanca plenare.
Konsensusi midis mazhorancës dhe opozitës ka rezultuar me progres në reformën gjyqësore dhe atë elektorale.

Gratë e Komunave të Tiranës i bashkohen fushatës sensibilizuese të Kryetares së Kuvendit kundër tumoreve dhe i përgjigjen apelit për të kryer analizat e paptestit dhe mamografisë.[ 07 Nentor, 2008 ]Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli e zgjeroi këtë javë fushatën e saj sensibilizuese të ndërmarrë në të gjithë Shqipërinë, për përkujdes ndaj shëndetit të nënës e fëmijës, duke përfshirë Komunat e Tiranës.

Kryetarja e Kuvendit në Paskuqan: Do të miratojmë fond të posaçëm për mamografitë.[ 07 Nentor, 2008 ]Nuk do të thotë që 100 gra, të cilat u diagnostifikuan brenda një dite, janë numër i jashtëzakonshëm, por është një fillim i mbarë, një sensibilizim i mirë.
Janë sëmundje që mund të kapërcehen, por e mira është ti ndalim që në fillim.

Fjalimi i Kryetares së Kuvendit me gratë e Komunës së Ndroqit.[ 07 Nentor, 2008 ]Ne lindim jetën ,ne krijojmë jetën ,ne e duam jetën ,ndaj dhe asgjë më të shtrenjtë se fëmijët nuk ka .Këto fëmijë po aq të shtrenjtë, kanë edhe mamanë e tyre, dhe që të jenë të lumtur, duhet të jenë sa më gjatë me prindrit e tyre dhe me nënën.

Kuvendi mblidhet në seancë plenare[ 06 Nentor, 2008 ]Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputetët diskutuan për Raport Progresin e KE për Shqipërinë në vitin 2008, zgjedhjet në SHBA, reformat kundër korrupsionit, mocioni me debat me Kryeministrin Berisha, probleme të sigurisë së ushqimeve dhe çështje të tjera.

157
300
#ffffff
#ffffff
20
1
solid
1
left
1
#dfdfdfdf
11
helvetica, arial, sans-serif;
normal
normal

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›