PROCESVERBAL datë 29.09.2008, ora 18.00
Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI
Rendi i ditës: Njoftim mbi zgjedhjen e Zëvëndëskryetarit të Kuvendit Të pranishëm:
Znj. Jozefina Çoba TOPALLI Kryetare Kuvendi
Z. Ylli BUFI Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Astrit PATOZI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Znj. Valentina LESKAJ Kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Z. Arian MADHI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane
Z. Tritan SHEHU Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat-Reformator
Z. Pëllumb XHUFI Kryetar i Grupit Parlamentar " E Majta për Integrim"
Z. Paulin STERKAJ Kryetar i Grupit Parlamentar të Qendrës
Z. Petrit GJONI Kryetar i Grupit Parlamentar të PAA
Z. Vangjel DULE Kryetar i Grupit Parlamentar Qendra Demokrate
Z. Skënder GJINUSHI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate
Z. Ndue SHPANI Kryetar i Grupit Parlamentar Demokristian
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Mirmbrëma të gjithëve! Ju kam thirrur në këtë mbledhje për t'ju njohur me propozimin që ka ardhur nga z. Patozi, për zgjedhjen e zëvëndëskryetarit të Kuvendit. Grupi i Partisë Demokratike propozon z. Neritan Ceka në këtë detyrë. Sipas Rregullores së Kuvendit, propozimi nuk votohet por njoftohet seanca për këtë vendim.
NERITAN CEKA: Unë dua t'ju falënderoj për nderin që po më bëni. Besoj se ky propozim vjen brenda kuadrit parlamentar, për rolin tim si deputet. Mendoj se është vlerësim për faktin që unë jam një nga deputetët më të vjetër të Parlamentit. Unë vetë jam parlamentar e nuk kam qënë ndonjherë në opozitë, ndërkohë që partia ime mbetet në opozitë.
Do të isha gati për votëbesim nga Parlamenti, por rregullorja përcakton se caktimi i personit në këtë pozicion thjesht i njoftohet Kuvendit në seancë plenare.
Në drejtimin parlamentar që ka aktualisht Kuvendi, unë do doja të ndiqja implementimin e ligjeve. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij komponenti si dhe eksperiencën që kam patur si Kryetar Komisioni, do doja të mbështetesha në këtë pjesë të punës së Kuvendit. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Ju uroj për detyrën z. Ceka. Besoj se eksperienca parlamentare që keni si dhe korrektësia që ju karakterizon nuk do ju lënë të gaboni. TRITAN SHEHU: Unë e uroj z. Ceka për pozicionin e ri. Besoj se ai do japë një kontribut pozitiv në punën e Kuvendit.
Unë doja të bëja një propozim lidhur me kalendarin e punës së Kuvendit. Pashë programin e ditës së enjte dhe të gjitha ato pika të parashikuara në rendin e ditës janë ende në proces në komisione. Duke qënë se nesër është ditë pushimi, mendoj se nuk do ia arrijmë ti bëjmë gati për ditën e enjte. Unë propozoj që të shtyhet seanca e ditës së enjte dhe tu jepet komisioneve kohë për të punuar. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Dakord. (të gjithë të pranishmit shprehen dakord).
Unë do kërkoja nga z. Bufi dhe z. Ceka që të bashkëpunojnë më shumë me kryetarët e komisioneve të Kuvendit për ti vënë në pozita pune. Gjithashtu mbikqyrja parlamentare është një pikë tjetër ku unë do doja që të fokusohej më tepër puna e Kuvendit. Kjo është një çështje e përmendur edhe në raportin e fundit të Transparency International. Mbledhja deklarohet e mbyllur.