E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: 16 nëntori ditë e veçantë historike për Shqipërinë. Pranimi i kërkesës së Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është e merituar.

  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndet nga OKB-ja vendimin e Këshillit të Ministrave për pranimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE.   Në një prononcim për median, zonja Jozefina Topalli u shpreh :   Ky është lajmi më i mirë. Është një ngjarje historike. Miratimi nga Këshilli i Ministrave i kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat,  do të thotë që Shqipëria është përgëzuar,  është vlerësuar në mënyrë të veçantë për zgjedhjet e 28 Qershorit si zgjedhje që plotësuan kërkesat kryesore të OSBE-së.
Kjo është çështja për të cilën Këshilli i Ministrave nuk e mori këtë vendim para 28 Qershorit, ia la Shqipërisë dhe shqiptarëve si një provë të rëndësishme të forcimit të demokracisë dhe të parlamentarizmit. Data e sotme, vendimarrja e sotme për miratimin e kërkesës të depozituar nga Kryeministri Berisha në prill të këtij viti në periudhën e presidencës çeke, ishte një mesazh pozitiv vlerësues, inkurajues për Shqipërinë , duke bërë që vendi ynë të arrijë tashmë në stacionin më të afërt drejt BE-së.
Unë shfrytëzoj rastin duke falënderuar dhe shprehur mirënjohjen për gjithë shqiptarët për punën që kanë bërë, në mënyrë të veçantë për reformat e kohëve të fundit por dhe për ligjet  që kemi miratuar në këto dy muaj, 60 ditë të këtij legjislacioni,  duke e konsideruar në të njëjtën kohë si stacion fort të rëndësishëm, i cili hap sfida të reja për ne shqiptarët veçanërisht për Parlamentin e Shqipërisë.
Është një rast të cilin opozita nuk mund ta humbasë. E humbi shansin për të qenë në Parlament, për të kontribuar gjatë këtyre dy muajve për tu bërë pjesë e kësaj fitoreje.   Kjo nuk është fitore e të djathtës, kjo është fitore e të majtëve e të djathtëve e republikanëve, e LSI-së, e shqiptarëve pa parti, e të gjithë shqiptarëve. Kjo është një ditë e madhe si për socialistët ashtu dhe për demokratët. Kjo është një ditë e madhe ndaj dhe shfrytëzoj dhe një herë  rastin për të ftuar në Parlament deputetët socialistë. Ata do të gjejnë hapësirat më të mëdha më të mundshme që mund të imagjinojnë. Në parlament ne kemi arritur kompromise të jashtëzakonshme, unë besoj se në Parlament do të bëjmë shume punë të rëndësishme, por në mënyrë të veçantë, Parlamenti, si i vetmi institucion që është përfaqësues, duhet të përcjellë kontratën që secili prej deputetëve, i majtë apo i djathtë ka me qytetarët e tij, me zgjedhësit e tij, ka detyra të mëdha dhe këtyre detyrave  dhe kësaj kontrate nuk mund ti iki askush.
Ndaj dhe unë i ftoj dhe një herë të vijnë në Parlament,  të mos humbin momente të tjera.   Këto kanë qenë dy muaj të një pune të qeverisë dhe Parlamentit, ku ne kemi arritur dy rezultate të jashtëzakonshme; e para që Shqipëria me votën e Parlamentit europian, u përfshi si një vend që në mënyrë urgjente do ti liberalizohen vizat, në momentin që plotësojnë kushtet dhe jemi në fundin e plotësimit të këtyre detyrimeve dhe, së dyti, ajo që u realizua sot në Bruksel me vendimin e Këshillit të Ministrave. Një gjë e jashtëzakonshme, një gjë e merituar. 

 

 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›