E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria themelon Zyre Administrative në veri të Mitrovicës

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendim për themelimin e një Zyre Administrative në veri të Mitrovicës, e cila ka për qëllim ofrimin e shërbimeve për qytetarët e asaj pjese. Nga ana tjetër shef i ICO-së, Peter Faith ka thënë se kjo është një zyrë teknike dhe se ajo nuk duhet të politizohet.

Kryeministri vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se ky vendim tregon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për atë pjesë.

“Qeveria e Kosovës ka marr vendim të themeloj zyrën Administrative në Mitrovicën veriore. Themelimi i kësaj zyre është në përputhje të plotë me përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj propozimit gjithëpërfshirës të statusit si dhe në përputhje të plotë me procesin e decentralizimit. Qeveria e Republikës së Kosovës momentalisht shpenzon rreth 4 milion euro në vit për shërbimet e qytetarëve të vet në veriun e Mitrovicës”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi special i ICO-së, Peter Faith ka thënë se kjo është një zyre teknike dhe assesi nuk duhet të politizohet.

Ky vendim ka ardhur pas një takimi që është zhvilluar mes kryeministrit të vendit, përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it, përfaqësuesve të BE-së dhe Peter Faith.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›