E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeziu: Nuk dua të jem përsëri “bajraktar” i Prizrenit!

“Unë jam kundër riciklimeve qoftë për këta njerëzit shumë të ‘mëdhenj’ që janë këtu në nivel Kosove, e kjo vlen edhe për njerëzit e “vegjël”, si unë për shembull. Së këndejmi nuk ma merr mendja se unë do të isha zgjidhja e mirë për kandidat për kryetar të Prizrenit”, ka thënë Eqrem Kryeziu, në një intervistë për gazetën “Bota sot”

I pyetur se a do të jeni kandidat për kryetar të Prizrenit, Kryeziu është përgjigjur: Ju pak a shumë mund ta dini qëndrimin tim politik se jam kundër riciklimeve. Në qoftë se jam kundër riciklimeve që herë njëri të ngrihet në pushtet e herë të bjerë nga pushteti e tani ai që ka rënë nga pushteti prapë të ngrihet në pushtet , sikurse po ndodhë në Greqi, dy familje ngrihen e bien , po e shihni se ku shkoi Greqia - në ankand , një shtet i tërë. Unë jam kundër riciklimeve qoftë për këtë njerëzit shumë të ‘mëdhenj’ që janë këtu në nivel Kosove , e kjo vlen edhe për njerëzit e “vegjël”, si unë për shembull , atje të riciklohem edhe një herë. Pra vërtet kamë një alergji të madhe nga riciklimet. Së këndejmi nuk ma merr mendja se do të isha zgjidhja e mirë për kandidat për kryetar të Prizrenit . Nëse unë që e kam lansuar këtë tezë se riciklimi është një rrezik I konstituimit të fiseve të tribalizmit në Kosovë, bajraktarizmit , se unë isha njëherë e prapë dua të bëhem. Nëse unë e kam thënë se kjo është rrezik si ta mohoj vetveten?, ka thënë për “Bota sot “Eqrem Kryeziu./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›