E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa falënderon Spindelegger për ndihmën e Austrisë

Gjatë punimeve të Samitit të Liderëve të Partive Popullore Evropiane (PPE), Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe nënkryetarja Teuta Sahatqija, patën një takim me Zëvendëskancelarin dhe Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger.

Kryetari Mustafa e falënderoi Zëvendëskancelarin Spindelegger për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, si gjatë periudhave të mëhershme, sikurse tani gjatë procesit të integrimit evropian.

Kryetari Mustafa dhe Zëvendëskancelari Spindelegger biseduan edhe për perspektivën europiane, për proceset e brendshme në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërpartiak. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›