Konfiskohen 173 aparate të lojërave të fatit

Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike se bashku me njësitet e Doganës dhe Inspektorët Tatimor, në Regjionin e Gjilanit kanë implementuar Planin Operativ tre ditor ku kanë kontrolluar 67 subjekte ekonomike-lojëra te fatit.
Me ç’rast këto institucione kanë konfiskuar 173 aparate qe shfrytëzohen për lojëra të fatit, katër shtëpiza kompjuteri, fletore me shënime , libra te bastoreve, si dhe tiketa të lojës Keno, si dhe janë shqiptuar shtatë gjoba nga ATK-ja dhe janë mbyllur katër lokale të pa licencuara./Indeksonline/