Kryhet Mamografia 12 mijë grave, 310 rezultojnë me tumor
310 gra në Shqipëri nga 12 mijë që i janë nënshtruar ekzaminimit mamografik rezultojnë me tumor në gji. Shifrat janë publikuar nga drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë Bardh Spahia, i cili thotë se kjo shifër është e pranueshme.
TIRANE- Në rreth 12 mijë ekzaminime mamografike të kryera gjatë një viti, 310 gra kanë rezultuar të kenë tumorin e gjirit. Shifra është bërë publike nga drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë në ministri Bardh Spahia, i cili ka theksuar se numri i grave me tumor në gji nuk është alarmant, por i krahasueshëm me vendet e tjera. Ndërkaq drejtori Spahia ka theksuar nevojën e ekzaminimit të kësaj sëmundjeje me qëllim parandalimin në kohë të tumorit të gjirit.
Shërbimi i mamografisë ofrohet falas nga ministria e Shëndetësisë në katër qendra të shtrira në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër nga projekti Italian Interreg III..
(a.r/news24/balkanweb)