E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, mister numri i klandestineve

Gjetja e dy trupave te tjere ne ujerat e liqenit te Butrintit dhe zhdukja e nje te riu 17-vjecar nga Lushnja, shton friken se ne varken e tragjedise se te dieles mund te kene qene me shume se 26 persona.

Te vetmit ata qe mund te japin nje shifer te sakte jane vete organizatoret e trafikut.

Ne Sarande ka shkuar tashme drejtori i Pergjithshem i Policise, Ahmet Premci, nderkohe qe tragjedia e Butrintit duket se do te marre permasa me te medha.

Me gjetjen e dy kufomave ka shkuar ne kater numri i viktimave te tragjedise se ndodhur ne liqenin e Butrinit.

Polumbaret e repartit RENEA, ndersa po kerkonin per te gjetur 17 vjecarin Ndricim Myftari gjate dites se sotme kane mundur te gjejne ne fundin e ujit te kanalit te Vivarit dy trupa te tjere.

I pari rreth moshes 30 vjec dhe i dyti, i veshur me nje kostum sportiv, rreth 25 vjec.

Me gjetjen e trupit te pare rreth ores 11:00 u mendua se ishte gjetur adoleshenti i zhdukur por babai i tij Ylli Muftari beri identifikimin ne morg dhe konfirmoi se nuk behej fjale per te birin.

Trupi i pare mendohet se eshte i nje prej personave te shpallur ne kerkim dhe qe banon ne fshatin Gjashte.

Policia thirri te afermit e tij per te identifikuar kufomen. Pak minuta me pas eshte gjetur trupi i dyte i pajete.

Gjetjet e fundit kane shtuar dyshimet se mbremjen e se dieles mbi varken e vogel qe u permbys kane qene me shume persona se sa u deklaruan ne fillim.

Nderkohe policia po vazhdon kerkimin e 17 vjecarit qe konsiderohet i zhdukur. Kerkimet vazhdojne ne toke dhe ne ujra. Tragjedia ndodhi mbremjen e se dieles kur nje varke e vogel peshkimi e ngarkuar me clandestine u permbys nga mbingarkesa.

Grupi i klandestineve do te kalonte ne menyre te organizuar per ne Greqi nepermjet kufirit tokesor. Tentative e tyre deshtoi duke lene pas nje bilanc tragjik, 4 te vdekur dhe nje te zhdukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›