Zhdukja e Remzi Hoxhes, deshmojne dy ish-oficere

Ne seancen e radhes te procesit gjyqesor per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, kane deshmuar dy ish-oficere te SHIK-ut, te cilet ishin urdheruar per ruajtjen e Avdyl Loshajt, nje tjeter personi te rrembyer ne vitin 1995.
Ata thane se kishin marre urdher qe ta ruanin ne nje dhome ne ambientet e nje prej godinave te Sherbimit Informativ te asaj kohe qe ndodhej prane drejtorise se policise se Tiranes.
Ata kane deshmuar se Loshaj ne nje moment qe kishte kerkuar largimin ne banje, i kishte gjetur te papergatitur gjate shoqerimit dhe ishte hedhur nga dritarja e katit te trete duke rene ne toke.
Loshaj ishte transportuar me pas nga police te sherbimit drejt spitalit, ku rezultoi se kishte disa thyerje ne trup dhe gjymtyre. Dy ish-oficeret e SHIK-ut thane se urdheri ishte dhene nga Ilir Kumbaro.