Kryqëzatë mbi drejtorët e shkollave

TIRANË - “Shkurtohen” të gjithë drejtorët që nuk i përmbushin kriteret e qëndrimit në këtë detyrë. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nis “kryqëzatën” duke filluar nga ky vit shkollor, për të gjithë personelin shkollor dhe në veçanti të drejtuesve të shkollës. MASH-i ka nisur reformimin e sistemit të formimit dhe zhvillimit profesional të personelit dhe drejtorëve të shkollave që është mëse i domosdoshëm për të realizuar autonominë e shkollës dhe përmirësimin e arritjeve të nxënësve.
e shkollës dhe përmirësimin e arritjeve të nxënësve. Duke filluar që nga ky vit shkollor do të ketë procedura dhe kritere të reja për emërimin e drejtorëve të shkollave bazë dhe të mesme në gjithë vendin dhe qëllimi është emërimi i drejtuesve të shkollave sipas kualifikimit të duhur dhe eksperiencës së tyre në punë. Drejtuesit e rinj të gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare duhet të kenë të paktën kategorinë e dytë të kualifikimit të mësuesve, si dhe mbi 10 vjet eksperiencë në mësuesi. Të ketë qenë nëndrejtor shkolle për të paktën një vit shkollor. Nëse kandidati për drejtor shkolle i është nënshtruar provimit të kualifikimit, ai duhet të jetë vlerësuar me më lart se “mjaft”, shkallët e tjera të vlerësimit janë mirë dhe shumë mirë, nëse do të aspirojë të drejtojë një këshill pedagogjik, por të gjitha këto duhet të bëhen në fakt, pasi ai të ketë marrë dëshminë e drejtuesit të shkollës Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Arsimit Ermelinda Muho, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka si qëllim ndryshimin e strukturës hierarkike të emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të shkollës. Po sipas zëdhënëses Muho, MASH ka ngritur një grup pune për hartimin e disa propozimeve rreth procedurave të emërimit të drejtorit të shkollës, por edhe të punonjësve të tjerë arsimorë, si nëndrejtorit, mësuesit, personelit ndihmës në shkollë dhe punonjësve të tjerë të këtyre dikastereve. Këto probleme po debatohen nga personeli shkollor, ekspertët e arsimit dhe grupet e interesit. Por propozimet kryesore të cilat grupi i punës i ka lakuar më së tepërmi, kanë qenë rreth kritereve të cilat drejtorët e shkollave duhet të përmbushin për të siguruar qëndrimin në atë detyrë. Një tjetër pikë e këtyre propozimeve ka qenë edhe mandati i qëndrimit në detyrë të drejtorit të shkollës, si dhe bordi drejtues i arsimit. Ndërkohë mësohet se gjatë diskutimeve janë hedhur propozimet që mandati i një drejtori shkolle të jetë katër vjet dhe pas kësaj periudhe, kur drejtuesi i shkollës i ka këto katër vjet të njëpasnjëshme, të hapet konkurrimi për vendin e tij. Mandati i një drejtori mund të përsëritet pa kufizim. Deri tani për emërimin e drejtorëve, vendimmarrja ka qenë ekskluzivitet i drejtorit të Drejtorisë apo Zyrës Rajonale përkatëse. Ndërsa tani sipas grupit të punës emërimi dhe shkarkimi i tyre do të bëhet sipas dy lloje procedurash. Sipas këtyre dy procedurave, emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve të shkollave duhet të bëhet nga bordi i shkollës dhe bordi i arsimit.