E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia e le Partizanin ne fund

Aranit Muraci

Partizani nuk mundi dot t'i shpetoje zones se ftohte dhe tani do te prese janarin, per te vepruar ne merkato dhe me shpresen se do te mbetet ne fund mes me te mireve te Kategorise Superiore. Te kuqte e Shpetim Duros jane mundur ne Fier, nga Apolonia vendase 3-1, duke mbetur kesisoj nje here e mire per kete vit, ne vend te fundit. Perballe Apolonise kishte shprese te madhe, ngaqe Partizani mund t'i shmangej ne rast fitoreje vendit te fundit ne tabele, gje qe nuk ndodhi. Fieraket, deri dje dy pike para Partizanit, kane thelluar edhe me shuam diferencen. Ne "Loni Papuciu" te Fierit, Apolonia ka ditur te shfrytezoje mire faktorin fushe, per t'i marre piket maksimale Partizanit, i cili si edhe ne fazen e pare, nuk mundi dot te marre qofte edhe nje barazim me fieraket. Te kuqte pavaresisht se e nisen me mire ndeshjen, duke shenuar qe ne fillim te lojes, me kalimin e minutave jane vene ne presionin e fierakeve dhe do te pesonin nga vendasit, deri ne fund te ndeshjes, tre gola. Kapiteni i Partizanit, Orges Shehi eshte ndeshkuar nga gjyqtari i ndeshjes me karton te kuq, ne pjesen e dyte. 20 minuta para perfundimit te lojes, Shehi eshte detyruar te largohet, pas nje incidenti dhe pakenaqesie, e cila eshte reflektuar per shkak te dy golave te pesuar ne pjese te pare. Portieri mori karton te kuq dhe u largua nga fusha, duke e lene ekipin e tij me 10 lojtare. Pas ketij momenti, Apolonia arriti te shenoje edhe nje gol tjeter ne fund, duke vulosur fitoren ndaj Partizanit, dhe me kete triumf fieraket thuajse i jane shmangur per kete vit zones se ftohte, duke iu larguar renies, pas disa rezultateve negative. Kjo humbje i shuan perfundimisht shpresat per t'i shpetuar zones se ftohte. Te kuqte do te mund te renditen ne vend te parafundit, vetem nese ne ndeshjen e radhes arrije dhe fitojne. Nga ana tjeter Lushnja, do te mundet ne dy ndeshjet e saj, te ketij viti. Partizani, aktualisht eshte nje nga ekipet me startin me te dobet ne tere historine e tij, te gjate. Pas humbjes se fundit, te kuqte vetem pas muajit janar do te bejne ndryshimet e duhura, per te shpresuar se do te mbijetojne ne mes te me te mireve te Kategorise Superiore.

Gare ne Vlore dhe ne Ballsh

Ne dy stadiume, ne Vlore dhe ne Ballsh, ne nje distance jo shume te larget, pritet te zhvillohet nje beteje e forte mes kryesuesve. Tirana perballe Flamurtari do te kerkoje te afrohet me Vllaznine, qe kryeson kater pike para ne klasifikim. Me interes pritet edhe ndeshja e Peqinit, ku mysafir do te jete Elbasani. Ne Tirane, nje ndeshje disi me e lehte per kryeqytetasit, Dinamo, e cila pret Lushnjen dhe vetem fitorja do te justifikoje kampionet ne fuqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›