Shpartallohet Skenderbeu, perfiton Kastrioti
Kastrioti eshte afruar ne krye te Kategorise se Pare, fale fitores se ngushte qe siguroi ndaj Turbines ne Kruje, por perfitoi edhe nga gabimet e kryesuesve aktuale, Skenderbeut dhe Gramozit. Kastrioti, me fitoren e djeshme, eshte ngjitur ne kuoten e 27 pikeve, aq sa ka edhe Gramozi i vendit te dyte, qe barazoi 1-1, me fqinjet e Bilisht Sportit ne fushen e ketyre te fundit. Nderkaq, humbja e Skenderbeut ne Puke ishte nder me te thellat e ketij sezoni. Kryesuesit e Kategorise se Pare jane lekundur serish ne krye, ndersa beteja tashme eshte bere edhe me interesante. Pervec Kastriotit qe eshte ngjitur ne krye dhe synon nje vend mes me te mireve, edhe Laci eshte prane kryesuesve. Lacianet do te luajne sot ndaj Naftetarit dhe fitorja shihet si alternative e vetme, cka do te thote se ne pjesen e dyte te sezonit, pozitat e Skenderbeut dhe te Gramozit nuk do te jene me, te forta, si me pare. Nga ndeshjet e zhvilluara dje, ra ne sy barazimi i luftetarit, qe verteton se gjirokastritet jane aktualisht ne nje krize te lehte. Edhe ndeshja Skrapari- Sopoti pritet me interes.
Java e 15-te, Kategoria e Pare
Dje
Terbuni - Skenderbeu 3-0
Dajti - Pogradeci 1-0
Kastrioti - Turbina 2-1
Bilisht Sport - Gramozi 1-1
Luftetari - Ada 1-1
Burreli - Beselidhja 2-0
Sot
Skrapari - Sopoti
Laci - Naftetari
Java e 15-te, Kategoria e Pare
Dje
Terbuni - Skenderbeu 3-0
Dajti - Pogradeci 1-0
Kastrioti - Turbina 2-1
Bilisht Sport - Gramozi 1-1
Luftetari - Ada 1-1
Burreli - Beselidhja 2-0
Sot
Skrapari - Sopoti
Laci - Naftetari