E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fusha e re, gati per ndertim

Stadiumi i Vlores do te jete shume shpejt, afer standardeve nderkombetare, pasi shume shpejt pritet te finalizohen disa investime. Permiresimi i infrastruktures eshte tashme ne fokus te klubit te futbollit "Flamurtari", me mbeshtetje te Federates Shqiptare te Futbollit, UEFA-s, dhe bashkise se Vlores. Se shpejti, edhe stadiumi do te ndricohet, gje qe do te mundesoje zhvillimin e ndeshjeve edhe ne mbremje. Gjithashtu, do te ndertohet nje fushe e re futbolli, e cila eshte bashkefinancim i bashkise se Vlores dhe UEFA-s. 100 milione leke te vjetra do te jepen nga bashkia e Vlores dhe njekohesisht rreth 200 mije euro nga UEFA. Qellimi i fushes se re te futbollit do te jete mbeshtetja e ekipeve zinxhire te Flamurtarit, per ekipet e ndryshme te moshave, ne kete qytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›