Ksavi kërkon hakmarrje kundër Mançesterit
Romë - Ksavi Hernandez është i bindur se Barcelona e sotme nuk është më ajo e një viti më parë kur u eliminua nga Mançesteri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Mesfushori i “blaugranëve” është mjaft i motivuar për t’u hakmarrë ndaj anglezëve në finalen e kësaj mbrëmjeje.
“Mançesteri na mposhti në gjysmëfinalen e vitit të kaluar, por tani situata ka ndryshuar. Gjërat janë më ndryshe, dhe ne jemi të përgatitur për ta fituar këtë trofe. Në finale llogariten vetëm golat. Nëse fitojmë nuk ka rëndësi në luajtëm mire apo keq, pasi tifozët do të mbajnë mend vetëm kampionët, dhe jo finalistët”, deklaron Ksavi për “Sky Sports”.
Lidhur me taktikën e Barcelonës, Ksavi shprehet se "çelësi i fitores do të jetë mbajtja e topit. Barça nuk mund të dominojë mbi Junaited nëse nuk e kontrollon topin, sepse kjo do të ofronte mundësinë për kundërsulme”.