E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani mund të shesë Kakanë për 65 milionë euro

Milano - Mediat italiane deklarojnë se klubi i Milanit mund të shesë për 65 milionë euro futbollistin brazilian Rikardo Kaka. Silvio Berluskoni me këto para mund të marrë disa lojtarë të rinj për të ndërtuar një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Klubi më i interesuar për shërbimet e Kakasë është Reali i Madridit, në drejtimin e të cilit në muajin qershor pritet të vijë Florentino Perez. Për Perezin shifra e 65 milionë eurove duket e papërfillshme. Por, ditët e ardhshme pritet të vërtetojnë ose jo këto deklarata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›