Ksera : Une, kryetar i OMONIA-s
Pas zhvillimit te konferences se OMONIA-s per rrethin e Gjirokastres, ku u be edhe zgjedhja e kryetarit te ri te kesaj dege, ministri i Punes dhe deputeti i Partise Demokratike per qarkun e Gjirokastres, Spiro Ksera, eshte shprehur dje per gazetaret se ai vazhdon te jete kryetari i deges se OMONIA-s per Gjirokastren dhe njekohesisht anetar i kesaj organizate. Diten e shtune konferenca e deges se OMONIA-s ne qytetin e gurte ka zgjedhur si kryetar te kesaj dege, Dhimiter Maluqin, nderkohe qe i pranishem ne kete organizim kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule e ka cilesuar Spiro Kseren si te veteperjashtuar nga OMONIA, pas perfshirjes se tij ne strukturat e Partise Demokratike. Sipas Kseres, eshte konferenca e pergjithshme e OMONIA-s, e cila do te vendose per ndryshimet qe do te kryhen."OMONIA eshte nje organizate demokratike dhe kete e ka treguar qe nga fillimi i saj, mbron te drejtat e minoritetit grek dhe keshtu do te vazhdoje te jete. Une jam anetar i OMONIA-s, jam aktualisht kryetar i deges se saj per Gjirokastren", reagoi Spiro Ksera. Sipas tij, kur te realizohet konferenca e pergjithshme e OMONIA-s dhe te vendoset nga Keshilli i Pergjithshem Drejtues i saj, do te kete ndryshime ne kete organizate. "Nuk mund te heqesh dhe te vendosesh njerezit keshtu, ne nje organizate politike, pavaresisht qe disa akoma madje edhe politikane te vjeter nuk pranojne rezultatin e zgjedhjeve, adresojne akuza te tilla si "tradhtar". Shpresoj ka ikur koha e ketyre thenieve, pasi kete e kemi treguar shume vite me pare, kur edhe ne para 10 vitesh i drejtoheshim nje deputeti tjeter te minoritetit me keto thenie. Kjo politike ka deshtuar ne minoritet", ka pohuar ai. Ministri i Punes dhe deputeti i Partise Demokratike per Qarkun e Gjirokastres u shpreh se eshte i hapur per te gjetur rruget, duke qene njeheresh dhe faktor per te bashkuar minoritetin etnik grek. Pak dite me pare, kryetari i Partise se Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi se ministri i Punes dhe njekohesisht deputeti i PD-se per Qarkun e Gjirokastres, Spiro Ksera eshte veteperjashtuar nga strukturat e OMONIA-s. Dhe ky veteperjashtim eshte zyrtarizuar edhe me vendimet e strukturave perkatese te kesaj organizate. " Ne konferencen e OMONIA-s per Gjirokastres ne beme zevendesimin e strukturave drejtuese te saj, zgjedhjen dhe plotesimin e tyre, si dhe nje analize te procesit zgjedhor te 28 qershorit dhe problemet qe sic e dini ishin shume te medha. Probleme qe e shoqeruan kete proces, ne radhet e minoritetit etnik grek", eshte shprehur Dule, per largimin e Spiro Kseres. Blerim Kore