E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita kur grate kerkuan te drejtat e tyre

Ideja per te pasur nje dite nderkombetare te gruas, lindi ne fillim te shekullit te 20. Ne nje kohe qe bota perballej me nje revolucion te madh ekonomik dhe individual, kushtet e keqija te punes, pagat e uleta dhe diskriminimi detyruan punonjesit te hidheshin ne protesta. Protesta e pare ishte ajo e 8 marsit 1857 e grave qe punonin ne tekstile ne Nju Jork. Ngjarja shkaktoi dhe nderhyrjen e forcave policore. Dy vite me vone, u ngrit organizata per punen, ne nje kohe qe me cdo 8 mars, protesta te medha perfshinin vendin, me e madhja nga keto ndodhi pikerisht ne vitin 1908 ku 15 mije gra marshuan ne rruget e Nju Jorkut, duke kerkuar orar me te shkurtuar pune, rroga me te medha dhe te drejte vote. Ne vitin 1910 ne Kopenhagen u mbajt Konferenca e pare Nderkombetare per Gruan, ku u caktua dita nderkombetare e gruas. Kushtet e punes u rishikuan pas vdekjes se 140 punetoreve si pasoje e perfshirjes se nje fabrike nga flaket ne Nju Jork. Ne perendim, kjo dite filloi te merrte vleren e saj vetem ne vitin 1960. Demonstratat per diten e gruas ne Rusi, shkaktuan edhe ate qe njihet si revolucioni rus i vitit 1917. Edhe 8 marsi u identifikua fillimisht si nje ngjarje politike, me kalimin e viteve eshte kthyer ne nje dite dashurie per gruan.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›