E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten çmimet e lëndëve te ndërtimit, nuk ka prodhim vendas

Në tremujorin e dytë, krahasuar me të mëparshmin, ndërsa çmimet e materialeve të ndërtimit u rritën me 0.4%,  ndërsa tregu i çmimeve të materialeve elektrike pësoi rënien prej 0.3%, bën te qarte INSTAT-i.

Sektori i  Ndërtimit në tremujorin e dytë shënoi ulje  0.2%  kundrejt tremujorit të mëparshëm, por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, shënoi 0.2% rritje, ku ndikim patën çmimet e grupit "shpenzime materiale", që u rritën 0.3% kundrejt tremujorit të parë 2011.

Krahasuar me tremujorin e parë, rritjen 0.6% e shënoi grupi "Shpenzime page", ndërsa indeksi i grupeve "Shpenzime transporti" dhe "Kosto të tjera" u ul respektivisht me 1.2% dhe 1.0%.

Mungesa e theksuar e prodhimeve industriale për lëndët e para nga bizneset shqiptare në sektorin e ndërtimit, rritja e pandërprerë e çmimeve të karburanteve si dhe kriza ekonomike botërore po vijojnë të thellojnë ndikimin e tyre në çmimet e sektorit të ndërtimit, të cilat janë futur në spiralen e rritjes së tyre, duke nisur që nga fillim viti 2008.

Sipas INSTAT-it, që nga fillimi i vitit 2008 deri në fund të tremujorit të parë 2011 vlera kushtimit në ndërtim arriti në 129.2% nga 127.3% që ishte.

Rritjen më të ndjeshme e kanë dhënë lëndët e para, prodhimi i të cilave në Shqipëri është i limituar, ku nga 130.3%, kanë arritur në 157.3%, lendet hidrosanitare prodhimi i të cilave mungon tërësisht në vend, nga 111.7% ka arritur në 112.7%, etj.

Ndikim të dukshëm jep dhe rritja e pandërprerë e çmimeve të karburanteve, ku që nga fillimi i vitit 2008 deri me tani, shpenzimet për transportin llogariten me një rritje nga 139.3%, në 157.3%./L Ferhati/Start/

                                                                                             2011-09-30 11:07
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›