Pollo: Bashkëpunoni me anketuesit për censusin

"Unë i bëj apel të gjithë shqiptarëve, që me krenari të bashkëpunojë me censusin dhe me krenari të deklarojnë të dhënat e tij, sepse në këtë mënyrë jep një kontribut për vendin, për familjen dhe për veten e tij. Vetëm duke bashkëpunuar ne do të kemi rezultate të sakta, në mënyrë që me vendimmarrjet të përmirësojmë jetën tonë". theksoi Pollo.
Sipas tij, "ky proces është mjaft i rëndësishëm, prandaj t`i lëmë pas debatet dhe të bashkëpunojmë për censusin". Ministri Pollo siguroi edhe një herë se të dhënat që do mblidhen nga ai, do të shërbejnë për të njohur dhe për të ndërtuar politikat si dhe për marrë vendime në nivel qeverie vendore dhe lokale.
INSTAT, i cili ka nisur realizimin e këtij projekti më 1 Shtator, ka përgatitur rreth 15 000 anketues, të cilët nga dita e shtunë, do të trokasin në dyert e shqiptarëve për të mbledhur të dhënat e nevojshme në kuadër të Censusit, proces që do të vazhdojë deri më datë 21 Tetor, kur është parashikuar dhe përfundimi i fazës së parë të këtij procesi, i cili do të vijojë më tej me hedhjen e të dhënave të mbledhura në databasen e dizenjuar nga INSTAT për këtë proces. /Start/
2011-09-30 15:07