Ksera: Papunësia është ulur me 13.3%, paga minimale do jetë 21 mijë lekë

Shqipëria ka rreth 143 mijë të papunë. Shifër kjo që sipas Ministrit të Punës Spiro Ksera tregon për një ulje të nivelit të papunësisë në 13.26%. Ndër sektorët që kanë ndikuar në rritjen e nivelit të punësimit janë industria fasone dhe ajo përpunuese. Ndërkohë që qeveria synon që deri në fund të vitit niveli i papunësisë në vend të ulet edhe me 0.4%. Për këtë Ministria e Punës synon të afrojë kërkesën me ofertën nëpërmjet trajnimeve profesionale për të rinjtë.
Për ulje të papunësisë në vend flet edhe biznesi. Sipas përfaqësuesit të Biznes Albania, Luan Bregasi sipërmarrjet private i rezistuan krizës ekonomike dhe hapën fronte të reja pune
Ndërkohë që mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Punës përfaqësuesit e qeverisë dhe ato të biznesit do të diskutojnë për rritjen e pagës minimale në nivelin e 21 mijë lekëve.
Ndërkohë që shumë shpejt të punëkërkuesit e papunë do të kenë mundësi të njihen me ofertat e punës që vënë në dispozicion zyrat rajonale të punësimit në një regjistër elektronik, i cili është drejt përfundimit.