Ferrara: Kundër Fiorentinës, grintë dhe saktësi
Trajneri bardhezi shprehet i kënaqur për rikthimin në radhët e skuadrës që ai drejton, të Momo Sisokos, pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë.
“Ai është një lojtar sjumë i rëndësishëm për ne, por duke qenë së nuk ka luajtur për një periudhë gati gjashtë-mujore, nuk mund të përballojë që në fillim 90 minuta. Kundër Fiorentinës duhet të gjejmë grintën dhe saktësinë, që janë cilësitë që na dallojnë ngaa të tjerët”, u shpreh numri një i pankinës bardhezi.
Më tej, italiani flet edhe mbi deklaratat e dy trajnerëve, Lipit dhe Maradonës, të dy të kritikuar nga mediat. “Më pëlqen të shoh një trajner që i mbron lojtarët e vet – tha Ferrara -. Bëhet fjalë për dy persona me të cilët jam shumë i lidhur, prandaj nuk dua të vuaj shumë mbi ato çka ata kanë thënë”.
Më pas vjen replika për Çezare Prandelin, që deklaroi se me shitjen e Felipe Melos dhe blerjen e Kristiano Zanetit, cilësia e mesfushës vjollcë u rrit. “Ne jemi të kënaqur me atë që kemi bërë. Sigurisht që shifrat e blerjes ishin të ndryshme, por i tillë ishte edhe operacioni. Është normale që Fiorentina të mbrojë lëvizjet e veta në merkato. Me Felipe Melon ne bëmë një zgjedhje për të ardhmen”, pohoi Çiro Ferrara.
Shumë lojtarë të “Zonjës” ishin të grumbulluar me kombëtaret përkatëse gjatë kësaj jave, por Ferrara nuk ankohet për këtë: “Është e vërtetë që kjo na krijon disa vështirësi, por është pjesë e lojës. Është një gjë që duhet ta kesh parasysh kur drejton një skuadër të madhe, kjo vlen për të gjithë, edhe për kundërshtarët tanë të ardhshëm. Lojtarët janë rikthyer në gjendje fizike dhe psikologjike të mirë”.
Bufoni duhet të operohet, por Ferrara parapëlqen të mendojë për të tashmen. “E rëndësishme është që Xhixhi do të zbresë në fushë i qetë dhe pa probleme. Kur të vendosë të ndalojë, do të mendohemi. Por në këtë periudhë të sezonit prania e tij është shumë e rëndësishme”, përfundoi trajneri juventin.