“Afrikë e jugut 2010”, përcaktohen dy vazot e playoff-it
Franca, Greqia, Portugalia dhe Rusia do të jenë në vazon e parë, që do të thotë se do të shmangin përplasjet me njëra-tjetrën. Secila prej këtyre kombëtareve do të ketë përballë një nga skuadrat e vazos së dytë (Ukraina, Irlanda, Bosnjë-Hercegovina dhe Sllovenia).
Institucioni më i lartë që drejton futbollin botëror, FIFA, ka vendosur që ndeshjet e para të fazës playoff të luhen më datë 14 nëntor, kurse të kthimit katër ditë më vonë.
Nga zona e Europës kualifikohen gjithsej 13 ekipe, 9 prej të cilëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. 4 ekipet që do të kalojnë playoff-in do të plotësojnë tablonë e skuadrave europiane që do të diskutojnë Kupën e Botës në qershor të vitit tjetër.