E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: Rritje e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar

Gjatë takimit u diskutua rreth domosdoshmërisë së përfshirjes së shoqatave që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara në procesin e ratifikimit të Konventës së OKB për paaftësinë si dhe në procesin e reformës legjislative në këtë fushë.

Ministri Ksera siguroi se mbështetja për personat me aftësi të kufizuar do të vijë në rritje, pasi kjo kategori ka vëmendjen maksimale të Qeverisë dhe se në procesin e rishikimit dhe përmirësimit të legjislacionit në fushën e paaftësisë, shoqatat e personave me aftësi të kufizuar do të përfshihen në grupet e punës, të cilat do të punojnë për reformimin e skemës.

Në fund, palët ranë dakord se dialogu dhe bashkëpunimi i strukturave me përfaqësuesit e shoqatave duhet të vazhdojë dhe të forcohet me qëllim realizimin e dialogut me të gjitha grupet e paaftësisë për të mos lejuar diskriminim mes grupeve. Në takim morën pjesë kryetari i Shoqatës së të Verbërve - Sinan Tafaj, Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës - Abdulla Omuri, Kryetare e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve - Myzafere Prizreni, Kryetar i Shoqatës së Personave që nuk Dëgjojnë - Eduard Ajazi, etj.

                                                                                             2011-01-31 16:08
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›